Kriza e vazhdueshme institucionale në vendin tonë tashmë veçse ka dhënë pasojat e saj. Një nga to është humbja e miliona eurove të BE-së si shkak i mos përmbushjes së reformave të përcaktuara në kuadër të Planit të Rritjes.
Një afat për zbatim të reformave, Kosova e humbi më 30 qershor për pasojë thuhet se humbi mbi 50 milionë euro.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi paralajmërojnë se veni rrezikon të humbasë edhe qindra milionë të tjerë deri në fund të vitit në rast se vazhdon kriza institucionale.
“Afati i parë që Kosova dhe vendet tjera kanë pasur të raportojnë për hapat apo veprimet që kanë zbatuar ka qenë 30 qershori deri atë periudhe KS ka pasur te zbatoje 13 hapa qe kanë qenë gjate vitit 2025 dhe hapat 2024 vlera e mjeteve qe kane qene ne atë kohe k qene mbi 90 milionë ne baze te vlerësimeve të IKD-së ks mund te humbasë mbi 50 milionë euro. Ndërsa afatit tjetër i këtij vitit është fund viti fundi dhjetorit te këtij vitit ku KS ka të planifikuar 27 hapa që janë të përfshira në kuadër të 5 fushave dhe vlera arrin 166 milionë euro nëse vazhdohet me bllokadën aktuale KS rrezikon t’i humbasë te gjitha këto mjete vetëm gjate këtij viti nga plani i rritjes rrezikon të humbasë 166 milionë deri në fund plus 50 milionë”, tha Qemajl Marmullakaj-Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Përveç humbjes së miliona eurove të BE-së kriza institucionale ka goditur edhe ekonominë vendit vlerësojnë në Odën Ekonomike të Kosovës.
Sipas kryetarit, Lulzim Rafuna ekonomia është në gjendje të vështirë teksa qytetarët po përballen më një inflacion 7.3%.
“përveç fondit të rritjes kemi humbjet e tjera janë shumë të mëdha s’kemi investime ne projekte kapitale sepse s’kemi kuvend humbjet e tjera janë në imazh në reforma në investime të huaja….Ekonomia është në gjendje të vështirë përkundër që në 6 mujorin e parë ka pasur rritje të moderuar psh tremujorin parë ka qenë 5.4 i dyti 4.2 por prape shkalla e inflacioni është e madhe kështu që ajo rritje e han komplet inflacioni …inflacioni po gërryen qytetarët…’, tha Rafuna.
Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave, Kosova e mbylli vitin 2025 me një rritje ekonomike 3.85% shifër kjo më e ulët sesa në vitin 2024 kur rritja ishte rreth 4%, teksa këtë vit rritja ekonomike deri me tani ka arritur në 4.3 për qind. /rtv21



















