Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë kthyer reflektorët në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij veprimi, protestuesit kanë kërkuar votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, ka thënë organizatori i protestës, Çlirim Haziri.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka pika të tjera të parapara në rendin e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts