83′

Muriq shënon gol ndaj Irlandës.

73′

Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi hyjnë në lojë, largohet Zhegrova dhe Zabërgja

66′

Zabergja depërton në zonën e Irlandës, Edon Zhegrova nuk arrin ta godas topin në mënyrën më të mirë të mundshme.

56′

Depërtim fantastik nga Zhegrova, topi shkon te Baton Zabërgja i cili me një goditje nga jashtë zonës ishte afër për të shënuar.

46′

Ka filluar pjesa e dytë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë mes Kosovës dhe Irlandës.

45′

Pjesa e parë midis Kosovës dhe Irlandës është mbyllur baras 0-0. Dardanët dominuan dhe patën raste të qind për qindta, por nuk gjetën dot golin.

43′

Shtatë goditje nga Kosova, por Dardanët nuk po e gjejnë dot golin. Dominim nga vendësit por ende pa fryt.

29‘

Vedat Muriqi me rast ideal. Por mbrojtësi irlandez e heq topin nga vija fatale.

23′

Chiedozie Ogbene rrezikon Kosovën por edhe ky e dërgon topin lartë.

22′

Sërish rast Vedat Muriqi. Arrin të godasë por e dërgon topin jashtë kornizave të portës.

9′

Vedat Muriqi rrezikon i pari. Godet me kokë, por topi në duart e portierit kundërshtar.

________________________________________________________

Ndeshja midis Kosovës dhe Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve ka filluar.

Kosova e nis në shtëpi kampanjën në Ligën e Kombeve, kategorinë B.

Ky takim po emetohet direkt në televizionin më të madh në vend, Klan Kosova.

Formacioni zyrtar i Kosovës: Muric, I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni, Zhegrova, Zabërgja, Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts