Vedat Muriqi ka festuar golin e shënuar ndaj Irlandës duke shfaqur një bluzë me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Pas këtij momenti ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Krejt Kosova UÇK. Urime fitorja sonte, Kosovë. Faleminderit Kapiten, faleminderit Kosovë. Bashkë. Deri në liri”, ka shkruar Thaçi.

Muriqi me golin e tij në pjesën e dytë i dha Kosovës fitoren 1:0 ndaj Irlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts