Mesfushori i lindur në Austri, Vesel Demaku, ka rrëfyer se pse zgjodhi Kosovën para Austrisë.

Ai tregoi se zgjedhja ka edhe një rëndësi të veçantë familjare, pasi mban emrin e gjyshit të tij, Veselit, i cili humbi jetën gjatë luftës në Kosovë.

“Kur luaj për Kosovën, për mua dhe familjen time është një gjë shumë e madhe”, tha Demaku për Der Standard.

Demaku deklaroi se e do dhe është mirënjohës ndaj Austrisë, ku familja e tij gjeti strehim dhe ku ai u rrit.

Megjithatë, ai tha se përfaqësimi i Kosovës është një vendim që e ka marrë me bindje të plotë dhe se një pjesëmarrje në Botëror ose Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme për Kosovën.

Përndryshe, Kosova e Demakut përballet pikërisht me Austrinë këtë të diele në Ligën e Kombeve.

About Author
Yllka Gashi
View All Articles
Check latest article from this author !
Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City
Dhimbjet nga Sindroma e Zyrës

Dhimbjet nga Sindroma e Zyrës

September 26, 2026
Fushë-Kosovë: Thirret Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts