Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 9:30)
Instituti “Riinvest” organizon tryezë diskutimi me temë: “Mbyllja e hendekut gjinor në shërbimet e kujdesit: më shumë zgjedhje për gratë”. (Sëiss Diamond Hotel, Salla Artana Prishtinë, 9:30)
BIRN Kosovo dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) mbajnë konferencë në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”. (Qendra rajonale e komunitetit për siguri publike në Mitrovicë, në hapësirën afariste të hotelit North City, në katin e tretë, në Mitrovicën e Veriut)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)
MINTI organizon sesion informues për bizneset për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me EFTA-n. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. (SëissDiamond Hotel, Prishtinë, ora 11:00)
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha mbajnë konferencë për media. (Ministria e Financave, ora 12:30)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media. (Zyret e OVL-UÇK-së, ora 13:00)
Dita e 14-të e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 21:00)




















