Pas kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, edhe Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Kërkesa është nënshkruar nga deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve të kësaj partie.

“Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës, në lidhje me ushtrimin e kompetencave presidenciale të domosdoshme për vazhdimësinë institucionale dhe procesin zgjedhor pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së Presidentit, në mbështetje të nenit 113(3)(1) të Kushtetutës”, thuhet në kërkesën e VV-së.

Gjashtë muajt e ushtrimit të detyrës së presidentes nga Albulena Haxhiu kanë përfunduar më 4 tetor.

Ndërkaq, 6 tetori është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin sot, çështja se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit gjashtëmujor të ushtruesit të detyrës së presidentit mbetet për t’u sqaruar nga Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts