Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Kjo vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për Presidente të Kosovës.
Në anën tjetër, PDK-ja ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate, duke theksuar se këta dy emra janë të vetmit të pranueshëm për këtë parti.
Në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa pas tij pritet të zhvillohet votimi për Presidentin e Kosovës.


















