Pas rreth pesë orësh tensione dhe përplasjesh, protesta në qytetin e Korçës ka përfunduar.

Gjatë protestës, disa prej akseve rrugore në qytet u bllokuan, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, raporton Euronews.al.

Nga incidentet u raportuan dëmtime në ambientet e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë së Korçës.

Përplasjet sollën edhe persona të lënduar nga të dyja palët, mes tyre efektivë policie dhe protestues.

Ndërkohë, mbi 20 të rinj janë shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts