Pas një angazhimi të gjatë dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Canolli përmes një postimi në Facebook, ku e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për banorët e Shkabajt dhe besimtarët myslimanë.

Sipas Canollit, realizimi i kësaj kërkese të kahershme është rezultat i vullnetit, bashkëpunimit dhe angazhimit ndërmjet institucioneve.

Ai u ka uruar banorëve dhe besimtarëve për këtë zhvillim, duke shprehur shpresën që xhamia e re të shërbejë si vend adhurimi, paqeje, bashkimi dhe mirësie.

“Një kërkesë e kahershme po merr rrugë drejt realizimit, duke dëshmuar se me vullnet, bashkëpunim dhe angazhim, punët e mira bëhen realitet”, ka shkruar Canolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts