Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se që nga viti 2025 është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar vazhdimisht para një qytetari në këmbim të premtimit për punësim në këtë institucion.
Sipas njoftimit të Policisë, ky person dyshohet se e ka mashtruar viktimën duke i premtuar se do t’ia mundësonte punësimin në AKI.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


















