Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndara të dhunës në familje në Gjilan, ku katër persona janë arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike.

Sipas policisë, në rastin e parë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar më 14 nëntor, pasi dyshohet se kishte ushtruar më herët dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Në rastin e dytë, më 15 nëntor, rreth orës 01:00, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje.

Ndërkohë, më 14 nëntor, rreth orës 16:50, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri kosovar.

Rasti i katërt është raportuar më 15 nëntor, rreth orës 11:25, ku një burrë kosovar është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër.

Me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts