Irlanda dhe Kosova përballen sonte (e martë) në Dublin, në duelin vendimtar për pozitën e dytë në Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve, që siguron “play-off”-in për Ligën A.

Me Austrinë tashmë lidere, Kosovës i mjafton edhe barazimi falë epërsisë prej një pike, ndërsa vendasve u duhet vetëm fitorja.

Irlanda e Heimir Hallgrimssonit do të mbështetet te terreni vendas, loja fizike dhe forma e sulmuesit Troy Parrott (katër gola në këtë edicion).

Megjithatë, mungesa e kapitenit të lënduar, Nathan Collins, pritet t’ua vështirësojë vendasve duelin me sulmin kosovar.

Në anën tjetër, Kosova e Franco Fodes hyn me organizim të lartë taktik dhe mbrojtje solide, me vetëm katër gola të pësuar dhe tri ndeshje pa pësuar gol, ndërsa në sulm mbështetet te Vedat Muriqi, vendimtar edhe në triumfin 1-0 në Prishtinë.

“Dardanët” do të luajnë pa disa lojtarë kyç si Edon Zhegrova, Lumbardh Dellova e Albian Hajdari, si dhe të suspenduarin Veldin Hodza.

Kosova synon ta menaxhojë takimin me qetësi për ta konfirmuar vendin e dytë dhe rrugëtimin drejt Ligës A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts