Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni në Itali,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë kënaqësinë t’ju informojnë se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Ndryshimet e dakorduara 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐡𝐲𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐟𝐮𝐪𝐢 𝐦ë 𝟏 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟕, duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë.

Ambasada dhe Konsullata mbeten të përkushtuara që të punojnë vazhdimisht për mbrojtjen e interesave tuaja dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts