Një 23 vjeçar ka vdekur dje pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Gjilan, në rrugën “Avdullah Presheva”, e njohur si tek ‘Xhamia e Medresesë’.
Varrimi i Leonard Starabaja do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Policia e Kosovës, këtë rast e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.
Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.