Komandanti i Wagnerit Yevgeny Prigozhin ka shumë të ngjarë të largohet nga Afrika të mërkurën për shkak të përpjekjeve të ushtrisë ruse për të minuar aktivitetet e trupave mercenare në rajon, shkroi Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në një raport të publikuar më 23 gusht.
Burime të afërta me shërbimet ruse të sigurisë pohojnë se ka pasur një plan nga Kremlini për të parandaluar plotësisht Wagnerin që të operojë në Afrikë, shkruan ISW.
Fakti është se pas kryengritjes njëditore në Rusi në qershor, fokusi i Wagnerit u zhvendos plotësisht në Afrikë dhe mercenarët famëkeq u përfolën për krimet e luftës në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, madje edhe për grushtin e shtetit në Niger.
Më 21 gusht, pas një kohe të gjatë, Prigozhin foli nga ‘rërat e nxehta afrikane’.
“Është e mundur që kreu i Wagner ka udhëtuar në Afrikë me qëllimin për të siguruar vazhdimin e misionit, duke injoruar plotësisht Kremlinin dhe Ministrinë e Mbrojtjes”.
Sipas burimeve të ISW, ushtria ruse kishte një plan për të zëvendësuar mercenarët e Wagner me një trup prej 20,000 ushtarësh, dhe në të njëjtën kohë Shoigu dhe Gerasimov filluan t’ia merrnin Prigozhinit komandantët e tij më të aftë.
“Prigozhin ishte jashtëzakonisht kundër dhe bëri çdo përpjekje për ta parandaluar atë”, shkruan ISW.
Gazetari Andrey Zakharov, themelues i Insider, një prej mediave më të mira investigative (në mërgim) në Rusi, ka shkruar se Prigozhin është kthyer dje nga Afrika. Megjithatë, ai nuk arriti në Shën Petersburg.
https://twitter.com/nexta_tv/status/1694407457450131801?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1694407457450131801%7Ctwgr%5E098deb106e3bc16ed31840e359daec1e2c599c1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F357103%2Fzbulohet-shkaku-i-ekzekutimit-te-prigozhinit-ja-cka-ndodhi-disa-dite-para-rrezimit-te-avionit-ne-rusi%2F