Shumica e prindërve kanë dëshirë të mendojnë se fëmija i tyre është inteligjent.
Por, çfarë thonë psikologët për fëmijët tuaj të talentuar? Hulumtimet tregojnë se fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe ato shfaqen që në moshe të vogël. Njihuni me to:
1.Ka talent për ruajtjen e informacionit
Fëmijët e talentuar kanë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës. Ata përvetësojnë më shumë informacione sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Kjo nënkupton se fëmija mëson më shpejtë; kur ia prezantoni një fëmije gjeni një ide apo teori komplekse, ju duhet ta bëni këtë vetëm një herë sepse e kupton menjëherë.
2.Aftësitë e shkrimit dhe leximit janë dukshëm më të mira sesa të fëmijëve të moshës së njëjtë
Fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht mësojnë të lexojnë para moshës 4-vjeçare. Në krahasim me ta, shumica e fëmijëve nuk e kanë këtë aftësi deri në moshën 6 apo 7-vjeçare. Fëmijëve inteligjentë u pëlqen të lexojnë, pasi kjo u mundëson të zgjerojnë njohurit dhe të ndjekin interesat që kanë.
3.Kanë sens të mirë humori
Aftësia për të kuptuar dhe krijuar shakatë zakonisht kërkon një kuptim më të madh të gjuhës, ndërveprimit social, etj. Prandaj, fëmijët që shfaqin sens të mirë humori që në moshë të vogël zakonisht kanë inteligjencë shumë të lartë.
4.Bëjnë shumë pyetje
Shumica e fëmijëve janë kureshtarë për botën që i rrethon, por fëmijët e talentuar zakonisht janë të interesuar të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave u mundësojnë atyre të eksplorojnë idetë e reja. Ata kanë ‘oreks’ të pashtershëm për të mësuar, si dhe i shijojnë diskutimet e gjata për konceptet e reja me të cilat ballafaqohen.
5.Fëmijëve me inteligjencë të lartë u pëlqen të flasin më shumë me të rriturit sesa me fëmijët e tjerë
Fëmija i talentuar shpeshherë frustrohet nga limitet e tjerëve në grupin e moshatarëve. Si rezultat i kësaj, preferon më shumë të flasë me njerëz më të rritur. Fëmijët me inteligjencë të lartë shpeshherë përshkruhen si të vetmuar nga mësuesit e tyre, por nga ana tjetër i shijojnë bisedat me njerëz që janë të aftë t’i kuptojnë ata.
6.Kanë talent për muzikë
Disa hulumtime shkencore sugjerojnë se ka një lidhje mes IQ-së dhe talentit muzikor. Veç kësaj, kurset muzikore i ndihmojnë ata të përmirësojnë funksionin njohës.
Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe aftësitë njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan. Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se COVID-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.