Hoffenheim nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Fisnik Asllani.

Klauzola e lirimit në kontratën e sulmuesit 24-vjeçar kosovar ka skaduar, ndërsa drejtuesit e klubit gjerman vazhdojnë të kenë besim të plotë te potenciali dhe gjendja fizike e tij.

Sipas raportimeve, Hoffenheim llogarit 100 për qind në Asllanin dhe nuk janë në nxitim për ta shitur atë. Një largim do të merrej në konsideratë vetëm në rast se në tavolinë do të mbërrinte një ofertë e jashtëzakonshme.

Kjo situatë e bën të ardhmen e sulmuesit kosovar ende të hapur. Edhe pse klubi gjerman dëshiron ta mbajë në skuadër, nuk përjashtohet mundësia që Asllani të largohet gjatë kësaj vere nëse paraqitet një ofertë që Hoffenheim nuk mund ta refuzojë.

Kujtojmë që Asllani dështoi në teste mjekësore te skuadra e RB Leipzig.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts