Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur rreth se asaj se a do të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë vit. Kjo pasi dje e ndau një shkrim në rrjetin social Facebook, duke qenë kritik ndaj infrastrukturës së kryeqytetit.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar se nuk e ka ndërmend të jetë kandidat për Prishtinën.

“Nuk e kam planë të garojë, ajo fotografi dhe ai qëndrim që kam është dhimbje për Prishtinën”.

“Nga viti 2009 që eci në atë shesh, e kam dhimbje të madhe, nuk e kam ndërmend të garojë”, tha Tahiri.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts