Anëtari i Kryesisë së LDK-së, në T7 ka folur edhe për Agim Veliun dhe kthimin e tij të mundshëm në listën e LDK’së për deputet.

Paris Guri ka thënë se nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe se emri i Veliut mund të propozohet vetëm nga Dega e Podujevës dhe sipas tij është në dorën e Degës atje nëse ndodh propozimi ose jo.

“Nesër mbahet mbledhja e KP të LDK-së. Qendra e bën ndarjen për Degë. Dega e Podujevës i propozon emrat, i voton Kryesia, e votohen në Prishtinë. Nëpër degë merret vendimi”, ka thënë Guri.

“Kryetari i partisë e ka një normë, të prurjeve që janë jashtëpartiake”, ka thënë Guri, i pyetur nëse Abdixhiku mund ta propozojë për deputet Veliu.

Related Posts