Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani tha se në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive që u takon pakicave në këtë shtet.
“Kushtetuta thotë që nëse janë më shumë se 12 ministri, i treti i takon komunitetve jo shumicë. Nuk e specifikon se cilët prej komuniteteve jo shumice”, u shpreh ai teksa foli edhe për ankesën e listës serbe ndaj qeverisë Kurti, pasi ky i fundit u dha vetëm një ministri.
Ai theksoi më tej se nuk është normale “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i ka ndaluar çdokujt që ka një vepër penale, pa marrë parasysh shkallën e sa,j që të kandidojë si deputet dhe për të gjitha postet publike”.
Hasani tha se kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetues dhe përmendi edhe rastin e Albin Kurtit, për të cilin tha se nuk ka vullnet nga asnjë palë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas marrjes së postit të kryeministrit nga ky i fundit.