• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata tregon se a iu dha aktakuza Liburn Aliut apo jo?

1 year më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Gjykata e Prishtinës përmes një përgjigje për KALLXO.com, ka sqaruar dilemat lidhur me pretendimin nëse ministri Liburn Aliu është pajisur me aktakuzë apo jo.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Gjykata e Prishtinës ka bërë të ditur se lidhur me rastin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe rrjedhimisht i njëjti ende nuk është pajisur me aktakuzë dhe me shkresat e lëndës.

Sipas Gjykatës, ministri Liburn Aliu ende nuk është pajisur me aktakuzë pasi që sipas Kodit të Procedurës Penale, palët pajisen me aktakuzë dhe shkresat e lëndës në shqyrtim fillestar.

TË NGJASHME

Natën e tretë të Vitit të Ri, Kurti për vizit te familja Dehari dhe Xheladini

1 year më parë

“Bazuar në dispozitën e nenit 245 paragrafi 2 i KPPRK-së gjatë shqyrtimit fillestar kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të akuzuarve, nëse ata nuk e kanë pranuar këtë kopje të akuzës më parë”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga Gjykata e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, aktakuza ndaj ministrit Aliu është ngritur me 24 korrik 2020, ndërsa sipas par.4, të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, pas ngritjes së aktakuzës dhe dorëzimit të së njëjtës në Gjykatë, shqyrtimi fillestar duhet që të mbahet në afat prej 30 ditëve.

“Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës”, përcaktohet në Kodin e Procedurës Penale.

Mirëpo arsyeja e mos mbajtës së deritanishme e shqyrtimit fillestar, sipas Gjykatës është kalimi i lëndës nga njëri gjyqtar te tjetri.

Sipas zëdhënëses për media të Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, fillimisht rasti i ministrit Aliu kishte qenë te një gjyqtar paraprak, i cili pasi që është avancuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, lënda i ka kaluar gjyqtarit aktual, i cili ishte avancuar në Departamentin për Krime të Rënda.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se lënda ku i akuzuar është L. A., etj., nga gjyqtari i çështjes është pranuar me datë 15.01.2021, pas avancimit të tij në Departamentin për Krime të Rënda”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga Gjykata e Prishtinës.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pas lajmit për ngritjen e aktakuzës ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili është ministër i ri i zgjedhur në Qeverinë Kurti 2, Prokuroria e Prishtinës përmes një komunikate për media, kishte reaguar ndaj dilemave dhe deklarimeve nëse ministri i sapo emëruar kishte qenë i njoftuar për aktakuzën e ngritur ndaj tij, si dhe nëse i njëjti e kishte pranuar aktakuzën.

“Pretendimet se i pandehuri L. A., nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën”, thuhej në komunikatën për media të Prokurorisë së Prishtinës.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn, do të përballet në Gjykatë me një akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO.com ka marrë vesh se në një rast me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Sipas informacioneve aktakuza ka të bëjë për mos zbatimin e një plani zhvillimor për ndërtim në Komunën e Prishtinës.

Etiketa: AktakuzaGjykata e PrishtinësLiburn Aliu
Postimi paraprak

Vitia viziton QKUK-në, takon Bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së

Postimi tjetër

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun, pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Natën e tretë të Vitit të Ri, Kurti për vizit te familja Dehari dhe Xheladini

1 year më parë
Postimi tjetër

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun, pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

Ministri Armend Mehaj la pagën 9000 mijë euro në Norvegji për të shërbyer në atdhe për 1350 euro

Kryeministri i Kroacisë i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm të i’u ndihmojmë me çdo gjë

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

May 24 2022

5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

May 24 2022

Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

May 23 2022

Pediatrit tregojnë disa metoda për t’i hequr fëmijëve bebelinat

May 23 2022

Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

May 23 2022

MË TË LEXUARAT

  • Ky është shteti që sot u deklarua për mbështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Raiffeisen e NLB marrin vendim për zhvatjen e qytetareve, shtrenjtojnë çmimet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.