Ajo është larguar mbrëmë nga emisioni dhe ka dhënë disa sqarime.
Melisa Lleshi përveç sqarimit në lidhje me fotografitë e fundit duke aluduar për një lidhje mes saj dhe Andit u pyet edhe pyetje tjera, shkruan lajmi.net.
Ana Kauri e cila këto ditë po zëvendëson, moderatoren Bora Zemani e cila është sëmure nga Covid-19 pyeti Melisën se a është penduar për ndonjë gjë.
Ajo u përgjigj duke shtuar se nuk është e penduar dhe sërish do vepronte njësoj.
“Jo nuk jam e penduar, çdo gjë do kisha bërë sërish për faktin se si djemtë si vajzat nuk do më kishin njohur si në momentet e mia negative dhe pozitive”, tha Melisa.
Ndryshe, ajo u largua nga programi me vetë dëshire pas tre muajve pjesëmarrje.