Proceset e riciklimit të baterive mund të përmirësohen më tej, por riciklimi mbetet një mënyrë e thjeshtë dhe e përgjegjshme për t’u hequr prej tyre.
Riciklimi i baterive të vjetra “ju mbron ju, mbron punëtorët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, mbron shërbimet e emergjencës dhe siguron që bateria arrin një fund të përgjegjshëm të ciklit të saj të jetës”, thotë Michael Hoffman, president i Asociacionit Kombëtar për Mbeturinat dhe Riciklimin.
Bateritë në shtëpi përdoren për gjithçka, nga orët e zgjimit e deri te telekomandat e lojërave. Çdo vit shiten dhe përdoren miliona bateri.
Mbi materialet që përdoren për prodhimin e baterive – si litiumi dhe nikli – shpesh merren nga minierat, dhe kjo ka ndikim të madh në mjedis.
Për të filluar, mblidhni bateritë e vjetra dhe përcaktoni çfarë lloj janë. Bateritë alkaline dhe ato me bazë zinku-karboni zakonisht janë njëpërdorimshme dhe mund të hidhen në mbetjet e zakonshme, por agjencitë rekomandojnë riciklimin që materialet të përdoren përsëri.
Bateritë litium-jon, të cilat gjenden shpesh në pajisje si veglat elektrike dhe fshesat pa tela, paraqesin rrezik për zjarre dhe lëshim të gazrave toksikë në kamionët e mbeturinave dhe në deponi.
Nëse bateritë duken të fryra, të çara ose duke rrjedhur, mos i çoni në vendet e zakonshme të grumbullimit — duhet të kontaktoni shërbimin lokal të mbetjeve të rrezikshme për t’i dorëzuar në mënyrë të sigurt.
Kur bateritë dorëzohen në vendet e grumbullimit, ato ndahen sipas llojit dhe dërgohen në qendrat e riciklimit, ku shkatërrohen në komponentë kyç – si kobalti, nikli ose alumini. Disa pjesë mund të përdoren për bateri të reja ose për produkte të tjera.