Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin e dytë me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
E pyetur nëse është diskutuar për ndonjë listë të zezë të sanksioneve për personazhe publike në Kosovë, Osmani tha se nuk ka qenë fare temë.
Ajo tha se këto janë vendime të instituciomve të SHBA-së, por nuk janë temë negocimi ndërmjet shteteve.
“Jo në asnjë moment nuk është diskutuar. Këto janë vendime të institucioneve të SHBA-së të cilat ne mund t’i marrim vesh 24 orë më herët por nuk janë temë negociomi ndërmjet shteteve. Nuk është diskutuar në asnjë moment, nuk ka qenë fare temë e diskutimit”, tha Osmani në Rtk.