Modelja e njohur, Adriana Lima, ka treguar hapur mendimin për vajzat e saj që mund të ndjekin karrierë në botën e spektaklit.

44-vjeçja, modele e njohur e brendit të veshjeve të brendshme “Victoria’s Secret” është bashkuar me vajzat e saj, Valentina, 16 vjeçe dhe Sienna 13 vjeçe, në fushatën e re “Modeled After Mom”, dhe ka folur për ëndrrat e tyre për t’u bërë aktore dhe modele.

“Unë gjithmonë u them se çfarëdo që i bën të lumtura, do t’i mbështes plotësisht. E kam parë industrinë, i njoh të gjithë dhe ndihem e sigurt. Ndihem e qetë për to. Nëse nuk ndryshojnë mendje, ndoshta mund të punojnë edhe bashkë. Për sa kohë që duan të jenë në këtë industri, ne i mbështesim. Dhe nëse duan të ndryshojnë drejtim dhe të bëjnë diçka tjetër, është gjithashtu në rregull”, ka thënë Lima në një intervistë për People.

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Ajo ka dy vajzat me ish-bashkëshortin Marko Jarić, ndërsa ka edhe një djalë trevjeçar, Cyan, me bashkëshortin Andre Lemmers.

Ajo e ka përshkruar përvojën e punës me vajzat në këtë fushatë si një ëndërr.

“Jam e plotësuar si nënë… Të kemi këtë mundësi së bashku në një set fotografik ishte vërtet magjike. Ishte një moment shumë i veçantë, sidomos për Ditën e Nënës. Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë, dhe besoj se as ato. Ishte seti i tyre i parë profesional”, ka thënë ylli.

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Lima ka kujtuar se ajo vetë filloi të punonte për “Victoria’s Secret” në vitin 1999, kur ishte vetëm 18 vjeçe, dhe u shpreh e lumtur që po e ndan këtë përvojë me vajzat e saj.

Ajo shtoi me humor se nuk u dha shumë këshilla gjatë fotosesionit.

“Mendoj se fotografia jonë e preferuar është ajo ku jemi të shtrira në divan. Unë jam poshtë, Valentina sipër meje dhe Sienna mbi ne, si një ‘sanduiç’ nënë-vajza. Dhe në fakt ne e bëjmë këtë edhe në shtëpi. Familja jonë është shtatë anëtarëshe, kështu që e bëjmë shpesh këtë, të gjithë mbi bashkëshortin tim”, ka thënë ajo.

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Ajo kishte lënë të kuptohej edhe më herët se vajzat e saj janë të interesuara për modën.

“Në fakt, ato më japin sugjerime për modën. Më thonë: ‘Mami, a mund të të bëj grimin sot? Mami, a mund të zgjedh veshjen tënde?’ Ato më mbajnë të përditësuar… e bëjnë këtë për mua”, pati thënë ajo në një intervistë për People në vitin 2023.

Related Posts