Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit të ri me gjigantin botëror Adidas, duke e cilësuar këtë si një kapitull të ri për futbollin kosovar.

“Me këmbë të mbarë me Adidas! Nga sot, Kosova vishet me Adidas. Një kapitull i ri që na jep forcë, krenari dhe energji për suksese të reja”, ka deklaruar Ademi.

Kreu i FFK-së ka uruar që partneriteti me sponsorin e ri teknik të sjellë arritje të mëdha për ekipet kombëtare të Kosovës, ndërsa nga finalja e UEFA Conference League në Leipzig u ka dëshiruar Dardanëve grumbullim të suksesshëm për dy ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts