Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur në luftën për medalje turkun Bilal Ciloglu.
Xhudisti kosovar triumfoi me Ippon, duke siguruar kështu vendin e tretë dhe një tjetër medalje për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare.
Rrugëtimin drejt medaljes, Gjakova e nisi me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreous, të cilin e mposhti me Yuko në xhiron e parë.
Në çerekfinale, ai u mposht me dy Yuko nga francezi Maxime Gobert.
Megjithatë, Gjakova reagoi fuqishëm në repasazh. Në luftën e parë, ai triumfoi me Ippon ndaj portugezit Alexandre Bucur.
Në luftën e dytë të repasazhit, xhudisti kosovar e mposhti kroatin Robert Klacar, pasi fitoi pas tri dënimeve që çuan në Ippon.
Me këtë sukses, Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.




















