Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datë 29 korrik 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për vazhdimin dhe forcimin e qeverisjes institucionale brenda Agjencisë.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2026 i cili sipas procedurave do të dërgohet të njësia qendrore harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe u njoftua me rezultat e auditimit për periudhën gusht – dhjetor 2025.

Sa i përket shitjeve me tender publik bordi shqyrtimi dhe mirato shpalljen e listës së aseteve për shitjen e aseteve  përmes likuidimit SHAL-75 që përmban 260 asete të cilat janë të ri tenderuara dhe do të bëhen publike  së shpejti.  Ndërsa sa i përket procesit te  shitjeve me negocim direkte bordi shqyrtoi  raporte  fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 2 kërkesa u aprovuan për procedurë te mëtutjeshme , 12 u refuzuan. Po ashtu u miratuan 10 raporte përfundimtare, në të cilat  është  aprovuar  çmimi i shitjes dhe është autorizuar vazhdimi  me procedurat e kontratës.

Lidhur me banesat në pronësi shoqërore bordi vendosi që të aprovoj 1 kërkesë, të refuzoj 3 kërkesa për blerjen e banesave pasi që të njëjtat  nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore ndërsa  për 1 rast agjencia u shpall jo kompetente për të vendosur pasi që kërkesa  e subjektit  ne procedure  nuk kishte  të bëjë me ndërmarrje shoqërore.

Sa i përket qiradhënieve bordi shqyrtoi rezultatet e qiradhënies publike të aseteve të NSH-ve nën administrim direkt, ku 5 asete ishin në trajtim: 1 nuk kishte ofertë dhe për 4 të tjera çmimi u refuzua sepse çmimet referuese që janë marrë për bazë për rekomandim do të jenë objekt i rivlerësimit. Bordi po ashtu u informua për qiradhëniet publike të datës 26.06.2026 të aseteve të NSH-ve në likuidim dhe që realizohen nga autoritetit i likuidimit – ku në këtë qiradhënie ishin  73 njësi – prej të cilave 8 ishin aprovim të natyrës qira komerciale, 22 aprovim të natyrës qira vjetore – ndërsa asetet tjera nuk kishin pranuar oferta ose ofertuesit ishin tërhequr nga procedura e tenderimit për shkak të rrethanave pronësoro-juridike.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSH-ve në vijim: 1) NSh Xim Strezovci, GJI066 – 236,900.20  € në shumën prej për 64  kreditor, dhe  2) NSH Komogllava, GJI135 në shumën prej 24,836.30  € për 8 kreditor. Bordi po ashtu miratoi buxhet shtesë për 5 ndërmarrje shoqërore pasi që  për të njëjtat ende nuk kanë përfunduar procedurat e likuidimit.

Në kuadër të akteve nënligjore Bordi aprovoi Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Bordi po ashtu amandamentoi Shtojcën se Procedurave të shitjes – Metodologjia e Përcaktimit te Çmimit Orientues, respektivisht nenin 6.4 – duke përcaktuar shkallën e zbritjes së çmimit orientues: 0% në tenderimin e parë, 10% në të dytin, 20% në të tretin dhe 40% nga tenderimi i katërt. Ky ndryshim rrit transparencën, llogaridhënien dhe para shikueshmërinë e procesit, duke siguruar trajtim të njëtrajtshëm dhe pritshmëri më të qarta për të gjithë ofertuesit.

Bordi po ashtu vendosi që pas procedurave në një nga mbledhjet e ardhshme të aprovojë rregulloren për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts