Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për IndeksOnline se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas tij, të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts