Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:35 në fshatin Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht, Policia është duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.


















