Një aksident me pasoja fatale raportohet se ndodhi mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën nënë e bir nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, bazuar në informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë, vdiqën nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar.
Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.
Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.




















