re persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë.

Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga automjeti i fundit. Shoferja me këtë rast e godet veturën e katërt e cila ka qenë e ndaluar, katër automjetet ishin të ndaluara, dhe pastaj nga inercioni goditen edhe tre vetura të tjera”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Sahatqija deklaron se lëndimet e personave të prekur në këtë aksident, janë të lehta.

“Ata janë trajtuar në spital dhe më pas edhe janë liruar”, deklaroi ai

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts