Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën.

Viktima është bërë e ditur se është ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts