Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, ku janë arrestuar disa zyrtarë.
Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
Merret vesh se ky aksion ka të bëjë me keqpërdorimin e subvencioneve.
Policia e Kosovës edhe muaj më parë ka arrestuar dhjetëra persona për keqpërdorim me subvencione në bujqësi.