Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në koordinim me Antidrogën dhe Prokurorinë Rajonale në Prizren ka zhvilluar një aksion policor dje në Suharekë, lidhur me një rast të dhjetorit 2024.
Si rezultat, është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.
Personi që përfundoi në rpangat e Policisë dyshohet për fajde dhe për drogë, transmeton Klankosova.tv.
Pas bastisjeve të kryera në pronat e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 1 kg narkotikë, armë, mbi 80 fishekë e prova të tjera relevante.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike me 81 copë fishekë, një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil. Është arrestuar i dyshuari, i cili poashtu është i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë.