Azemi, me anë të një postimi në Instagram-in e tij, ka shfrytëzuar frazën e famshme “Na prij o Gjergj” për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për të ironizuar me Dedajn, shkruan lajmi.net.
“Na prij o Gjergj,veq kthej tabelat!”, ka shkruar Azemi në një postim në llogarinë e tij.
Reagimi tij vjen pasi Dedaj tha se nuk do t’ua kthejë targat diplomatike institucioneve, pas shkarkimit të tij nga pozita e ambasadorit.
“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, deklaroi ai