Gjilan – Bazuar në të dhënat e institutit GAP, del se kryetari Hyseni nuk e ka realizuar as edhe një premtim të vetin të dhënë gjatë fushatës. D.m.th., për gjysmë viti të mandatit të tij si kryetar, realizimi i premtimeve të tij është baras me zero ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Postimi i Kushtrim Kadriut:
Po qe se bëjmë një llogari të thjeshtë, del se deri tani, ai do të duhej të realizonte 14 nga 109 premtimet e tij. Por jo, ai nuk e ka realizuar as edhe një.
Alban Hyseni, postin e të parit të Gjilanit e fitoi duke bërë shumë premtime, por siç po duket, ato paskan qenë premtime të rrejshme vetëm sa për të marrë votat e gjilanasve. Premtimet e tij po del se janë të parealizueshme në praktikë, me gjasë i ka marrë “copy- paste” dikund dhe në këtë mënyrë nuk po di si t’i realizojë ato.
Përpos që nuk po di nga t’ia nisë, po duket prej “aeroplanit” që po i mungon guximi, gjithashtu, po i mungon edhe një ekip për të qenë.
Me këtë intensitet të “punës”, z. Hysenit do ti duheshin nja 15 mandate të kryetarit për t’i realizuar premtimet e tij. Besomëni, edhe dembeli i Stambollit do t’ia kishte lakmi.
Kryetarin do t’a këshilloja që “kur nuk din, nuk është marre me vetë”, gjithashtu i duhet të marrë një ekip të vërtetë, sepse ekipin aktual që e ka mund t’a pyes vetëm për ndonjë kafe apo ndonjë banjë, ose eventualisht për ndonjë detyrë matematikore.
Ekipi aktual i tij nuk i bënë as për “pykë të sajit”.