• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Albulena Haxhiu ishte dorëhequr nga Vetëvendosje për shkak të pagës – Publikohet audio përgjimi

5 months më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Një audio-incizim ku përmendet një dorëheqje e mëhershme e një prej figurave kryesore në LVV, e cila tani është Ministre e Drejtësisë është publikuar sot. Dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.

Në vitin 2018 ndodhi përçarja më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet. Demokracia.com ka siguruar disa audio-incizime të mbledhjeve të fundit të kryesisë para ndarjes, ku figurat që pritej të largoheshin kishin shprehur pakënaqësitë për ofendimet që u bëheshin nga aktivistë të LVV-së dhe mënyrës sesi organizata i qëndronte besnike vetëm Albin Kurtit. 

Emrat e të dorëhequrve diheshin, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina e disa të tjerë, që më pas kaluan në Partinë Socialdemokrate. 

TË NGJASHME

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

16 hours më parë

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

2 days më parë

Në këto audio-incizime të siguruara nga Demokracia.com përmendet edhe një dorëheqje e mëhershme e një prej figurave kryesore në LVV, e cila tani është Ministre e Drejtësisë. Dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.

Ka qenë viti 2018 kur Glauk Konjufca vendosi t’i mbledhë shumë figura të LVV-së, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e asaj kohe, Visar Ymerin, raporton Demokracia.com.

Albin Kurti pritej që të ishte kandidati për kryetar, gjë me të cilën nuk pajtoheshin shumë figura të Lëvizjes Vetëvendosje, deri sa deklaronin se e gjithë partia po i qëndronte besnike vetëm atij.

Demokracia.com ka siguruar një audio-incizim të kësaj mbledhjeje shumë të tensionuar, e cila kishte kaluar me polemika të shumta, derisa shumica e figurave që u larguan tregonin se arsyet që po bëhej kjo janë edhe sulmet që u bëheshin pikërisht nga aktivistët e partisë.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, në Lëvizjen Vetëvendosje kishte ndodhur edhe një dorëheqje tjetër, që për publikun mund të jetë e pabesueshme arsyeja dhe ende nuk dihet sesi vendosi më pas të rikthehej sërish në parti.

Albulena Haxhiu, e cila reflektonte plot besim në kauzat që i ndiqte LVV-ja për të ardhur në pushtet dhe tani e udhëheqë një institucion mjaft të rëndësishëm nën qeverisjen e Albin Kurtit, ishte dorëhequr nga LVV-ja në shtator të vitit 2017, pas zgjedhjeve lokale, për shkak të pagës që ia jepte asaj partia.

Këtë e pranon edhe vetë Haxhiu në këtë mbledhje me anëtarët e dorëhequr dhe në audio-incizimin e siguruar nga Demokracia.com dëgjohet duke thënë se dorëheqjen e saj nuk ka dashur ta bëjë publike.

“Po më vjen mirë e para që po mbahet një mbledhje e përbashkët. Për LVV-në as personalisht nuk është e mirë kjo që po e kalojmë. Së pari, nuk i di detajet. Nuk jam munduar t’i di. Nuk është që më kanë lënë përshtypje. Problemin e brendshëm të LVV-së e kam kuptuar gjatë vitit të kaluar edhe sigurisht që pjesë-pjesë… Sot i kemi tri komuna, por nëse do të pyetesha, ma shumë kisha pasur dëshirë të kemi një organizatë të fuqishme sesa këto fitore. Kjo nuk është adresuar atë kohë, pasi ka pasur një marrëveshje të gjerë që këto probleme të adresohen pas zgjedhjeve të qershorit. Në shtator unë kam dhënë dorëheqje, nuk kam qenë pjesë e këtyre skenarëve. Dorëheqjet e fundit janë të orkestruara, po bëhen me plan, me tendencën për të dëmtuar LVV-në. Kjo është e qartë. Ne budallenj nuk jemi. Mënyra sesi çdo ditë shkruhen dorëheqjet, po ashtu nuk pajtohem me disa prej tyre. Momentin që ka dhënë dorëheqje Visari, nënkryetari automatikisht duhet me e pa problem dhe ta thërras mbledhjen e kryesisë. Kjo nuk ka ndodhë. Pas përpjekjes së sekretarit me e kontaktu Dardanin, nuk ka pasur kontakt me të… Dorëheqja ime në shtator nuk ka qenë publike, i kam treguar vetëm kryesisë, as arsyetimin nuk e kam shkruar aty, sepse nuk kam dashur që diçka të dalë jashtë. Nuk kam dashur që çështjet e brendshme të dalin jashtë, ajo ka ardhur pas një vendimi në kryesi për çështjen e pagave”, dëgjohet duke thënë Albulena Haxhiu, e cila atë kohë ishte deputete.

Mirëpo, këtu kishte ndërhyrë Glauk Konjufca, i cili i kishte thënë Haxhiut të mos flasë në atë mbledhje për çështje të tilla, pasi po diskutonin për diçka tjetër.

“Kjo nuk është relevante për çështjen për të cilën jemi mbledhur. Fol ti për atë që po e kalon LVV-ja, si ta rregullojmë këtë”, kishte thënë Galuk Konjufca.

Shumë deputetë të LVV-së si Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Donika Kadaj, Aida Derguti, Shpend Ahmeti, Driton Qaushi e disa të tjerë ishin larguar nga kjo parti gjatë vitit 2018.

Më pas disa prej tyre kaluan në Partinë Socialdemokrate, të cilën sot e udhëheqë ish-sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj.

Këto figura politike kishin shprehur pakënaqësi të shumta me ideologjinë dhe konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në audio-incizimet që i posedon Demokracia.com disa prej tyre flasin edhe për besnikërinë e verbër të kolegëve të tjerë ndaj Kurtit.

Etiketa: Lajme
Postimi paraprak

Plaku në protestë, i drejtohet Kurtit: Albin hajni, të kallxojmë na ty me t’29’tin

Postimi tjetër

Kurti demantohet keq nga Transparency International, për meritat në luftën kundër korrupsionit

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

16 hours më parë
LAJME

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

2 days më parë
LAJME

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

2 days më parë
LAJME

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

3 days më parë
LAJME

Lajm i trishtë:Vdes regjisorja Vjosa Berisha

3 days më parë
LAJME

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli përkrah Projektligjin për Trustin

3 days më parë
LAJME

Kamishi u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Kërkesa buron nga qytetarët

3 days më parë
LAJME

Presidentja e PE-së: Sot është dita kur Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

3 days më parë
Postimi tjetër

Kurti demantohet keq nga Transparency International, për meritat në luftën kundër korrupsionit

5500 Euro kushdo që dëshiron të hajë darkë 1 orë me Ermal Mamaqin

Egzona: Kam pastruar shtëpi bashkë me mamin kur ishim keq ekonomikisht

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

June 25 2022

Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

June 24 2022

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

June 24 2022

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

June 23 2022

Shkumbin Istrefi me dedikim prekës për vdekjen e motrës, Vjosa Berisha

June 23 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.