Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se pret të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Në një reagim të publikuar nga Ambasada, theksohet se bashkëpunimi do të përqendrohet në çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.




















