Rreth 100 fluturime u anuluan këtë mëngjes në aeroportet kryesore të Parisit, “Roissy Charles-de-Gaulle” dhe “Orly”, për shkak të borës së dendur, njoftoi ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot.

Anulimet ishin të parashikuara një ditë më parë.

Ministri i bëri thirrje qytetarëve për “vigjilencë” në të gjithë vendin gjatë një intervistë për kanalin televiziv privat “CNews”.

 

Bora dhe akulli përfshinë Francën veriore dhe perëndimore këtë mëngjes, një fenomen që është konsideruar “i pazakontë për klimën aktuale”, sipas “Meteo-France”, përcjell Sinjali.

Ky mot i keq pritet të shkaktojë kufizime të konsiderueshme në rrugë dhe fluturime.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts