Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka nënshkruar ligjin me të cilin kompanitë si Apple dhe Google, u kërkohet të verifikojnë moshën e përdoruesve të dyqaneve të tyre online të aplikacioneve.

Ligji do të duhej  të hynte në fuqi më 1 janar 2026, dhe do të kërkojë pajtimin e prindërve për marrjen apo blerjen e aplikacioneve për përdoruesit nën 18-vjeç, shkruan Reuters.

Utah është shteti i parë amerikan që ka marrë një vendim të ngjashëm më herët gjatë këtij viti, kurse anëtarët e Kongresit amerikan gjithashtu kanë zbuluar ligjin federal.

Një tjetër projektligj i Teksasit, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit dhe që pret një votim në Senat, do të kufizonte aplikacionet e mediave sociale për përdoruesit mbi moshën 18 vjeç.

Agjencia vëren se kufizimet e moshës dhe pëlqimi prindëror për aplikacionet e mediave sociale janë një nga fushat e pakta me konsensus të gjerë në SHBA.

Për shembull, një sondazh dy vjet më parë zbuloi se 81 përqind e amerikanëve mbështesin kërkesën që prindërit t’u lejojnë fëmijëve të krijojnë llogari në mediat sociale me pëlqimin e prindërve, dhe 71 përqind janë në favor të verifikimit të moshës para përdorimit të mediave sociale.

Related Posts