Versioni më i fundit i softuerit iOS 26 po testohet nga inxhinierët e Apple dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për përdoruesit.
Kompania Apple ka publikuar versionin e katërt për zhvilluesit të sistemit të saj të ri operativ iOS 26, i cili sjell ndryshime në dizajn si dhe njoftime të përmbledhura për lajme, të ndihmuara nga inteligjenca artificiale.
Sipas portalit Tech Crunch, versioni i ri do të jetë së shpejti i disponueshëm për testim publik beta, i cili është paralajmëruar për ditët në vijim.
Sistemi operativ iOS 26 beta prezanton një ekran të ri mirëseardhjeje dhe paraqitje hyrëse për funksione kryesore, si opsionet e përmirësuara të Sirit dhe kamerës.
Apple vazhdon të përpunojë dizajnin e quajtur “Liquid Glass”, duke shtuar më shumë transparencë në disa aplikacione, si dhe një sfond të ri dinamik që ndryshon ngjyrat.
Gjithashtu, së bashku me iOS 26, janë publikuar edhe versionet beta për iPadOS, macOS, watchOS, tvOS, visionOS dhe Xcode.