Arbër Hoxha është ftuar nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League.
Trajneri i klubit kroat sot zbuloi listën e lojtarëve dhe në mesin e këtyre emrave është edhe ai i sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.
Hoxha është futur në listë edhe pse mund të largohet nga Dinamo gjatë kësaj merkatoje.
Kujtojmë që Dinamo do të luajë në garat e UEFA-s, me këto kundërshtarë: Beer-Sheva, NEC, Leverkusen, Sunderland, Anderlecht dhe Rennes.




















