Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij, se ‘rryma s’ruhet në frigorifer’. Gjini tha se kryeministri i Kosovës e di që rryma mund të parapaguhet.
Gjini e bëri këtë reagim përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë pyetje se ‘a jemi të vjedhur a të varfër’.
Ai ka kërkuar nga Kurti që mos t’i ndërrojë fjalët.
“Shihe, nuk po bojka me e ruajt rrymen në frigorifer!! Kryeministri mirë po e di, saktë! Ai poashtu e di se energjia elektrike edhe parapaguhet!!
Fakti që vetëm ne kemi reduktime, edhe pse nuk jemi shumë më të varfër se vendet e rajonit tregon saktë se kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse janë të obliguara t’i furnizojnë ato me çmimet e parapaguara. E çka mbet na e shesin neve, fooort shtrenjt. E di sakte se edhe këtë e di kryeministri, fort sakte. Ajo që nuk po e di ai është se njerëzit nuk hanë bar. Prandaj trivializon të pavërteta!
Edhe një pyetje më ra ndër mend: a jemi të vjedhur a të varfër? Mos i ndërro fjalët tash”, tha Gjini.