Arianiti ka nevojë për ndihmën tonë, apelohet për mbështetje
Arianiti po përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
Pas muajsh të tërë trajtimesh dhe kimioterapish, një operacioni në mushkëri dhe transplantit alogjen të qelizave staminale, Arianiti vazhdon betejën për shërim.
Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës së Kryetarit, ka bërë të ditur se do t’i ofrojë mbështetje Arianitit dhe familjes së tij gjatë këtij rrugëtimi të vështirë.
Në të njëjtën kohë, bëhet apel për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe t’i qëndrojnë pranë Arianitit. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh.
Edhe shpërndarja e këtij apeli ndihmon që mesazhi të arrijë te sa më shumë njerëz. 🙏🏻❤️
https://gofund.me/18c30d0ef




















