Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.
Personat e arrestuar janë Gj.K., 35 vjeç dhe D.B., 21 vjeç.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.




















