Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Dumnicë e Poshtme, ku janë arrestuar katër persona.
Sipas njoftimit zyrtar, dy shtetas të Kosovës janë arrestuar pasi në pronën e tyre është zbuluar një sipërfaqe prej rreth një hektari e mbjellë me misër dhe bimë narkotike të llojit kanabis, me gjatësi të ndryshme, thuhet ne raportin e policis, transmeton Rilindjashqiptare.
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe dy shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se punonin në atë parcelë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të katër të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimin për veprën penale “Kultivim i paautorizuar i bimëve narkotike”.



















