Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor që kishte ndodhur më 16 korrik në Hajvali të Prishtinës.
Sipas policisë, i dyshuari u arrestua më 5 gusht, pas hetimeve të zhvilluara, nën dyshimin se kishte therur me thikë një mashkull kosovar.
Pas intervistimit në prani të avokatit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




















