Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të banesës së saj janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe municion.

Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit janë gjetur 33.17 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe katër fishekë, transmeton Klankosova.tv.

E dyshuara është arrestuar nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës/municionit.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts